Sport

VIDEO/ Çmimi “Puskas” për golin më të bukur të vitit, mes tre kandidatëve edhe një me aftësi të kufizuara – Abc News

schedule13:16 – 10 Shkurt, 2023

Richarlison, Payet dhe Oleksy janë tre kandidatët për çmimin e FIFA-s “Puskas”, vlerësimi për golin më të mirë të vitit 2022.

Braziliani është kandidat për golin e madh të shënuar me kombëtaren e tij ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Nëse fitojnë, do të ishte çmimi i tretë për një lojtar të Tottenhham pas Erik Lamelës dhe Son.

Payet është në garë për gjuajtjen potente nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh në ndeshjen e Marseille kundër PAOK.

Në fund është Marcin Oleksy, një lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë dhe arriti të shënojë me një goditje të pabesueshme fluturimthi në një ndeshje futbolli mes lojtarëve pa njërën këmbë./ h.ll/abcnews.al

Goli i Richarlison

Goli i Payet

Goli i Oleksy




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button