Lajme

WFP alarmon për mungesë të ndihmave në veriperëndim të Sirisë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) bën thirrje për më shumë qasje në territoret siriane e prekura nga tërmeti për të për të rimbushur furnizimet e ndihmave që janë zbrazur, ku edhe drejtori ekzekutiv i organizatës  e quajti situatën në veriperëndim të Sirisë “katastrofë përtej katastrofe”.

“Furnizimet që kemi po zbrazen, posaçërisht racionet e gatshme dhe ato duhet të rifurnizohen shpejt. Për ta bërë këtë, na duhet qasje”, thotë David Beasley, drejtor i WFP-së, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv.

Më herët, ndihmat janë sjellur në veriperëdim të Sirisë përmes Turqisë nga kalimi në Bab al-Haëa, si e vetmja pikë hyrëse nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Meqenëse, rezoluta e propozuar për më shumë hapje të kufirit midis Turqisë dhe Sirisë ka marrë veto nga Rusia dhe Kina.

Tjetra rrugë ishte përmes “pikëkalimeve” që vinin ndihmat nga territori i qeverisë siriane në veriperëndimin e rebelëve.

“Një pikëkalim i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit është rihapur, por rrugët e dëmtuara dhe kontrollet e ngadalshme doganore po e pengojnë shumë lëvizjen. Ne duhet të rrisim operacionet e pikëkalimeve përbrenda Sirisë. Nuk është koha për të politizuar ndihmat”, tha Beasley.

WFP synon të sjellë ushqim të gatshëm për gati 100 mijë njerëz në veriperëndim të Sirisë dhe të ketë porcione të rregullta për 1.4 milionë për shpërndarje së bashku me partnerët.

Mirëpo, organizatës i duhet ende 700 milionë dollarë të ushqejë rreth 6 milionë njerëz në Siri.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button