Show-Biz

Xhuli: Unë kam qenë super e varfër, me punë i kam arritur të gjitha

Banorët e nominuar të kësaj jave në Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar tema nga më të ndryshmet në darkën e të nominuarve.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe debati mes Vivienit dhe Xhulit, ku kjo e fundit i ishte drejtuar modeles nga Durrësi me fjalët: “Unë i kam tri shtëpi, ti garant jeton me qira në Tiranë”.

Ky paragjykim i modeles nga Drenica për gjendjen ekonomike të Vivienit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mirëpo në darkën e të nominuare, Xhuli është munduar të arsyetojë deklaratën e saj duke thënë: “Unë kam qenë super e varfër dhe me punë shumë kam arritur çdo send”.

Ajo tha se me ato fjalë që i është drejtuar Vivienit, ka pasur për qëllim që të ngrit vetëdijen se vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë”.

Por një gjë e tillë nuk iu ka mbushur syrin as Stresit e as modeles durrësake, pasi të ty i janë drejtuar XHulit me fjalët: “Të të vijë turp për atë që ke thënë”. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button