Lajme

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri thirrje shtetasve amerikanë: Shmangni tubimet e mëdha

Ambasada amerikane në Shqipëri i ka këshilluar qytetarët e saj që të shmangin lëvizjet pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të zhvillohet protesta e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Në njoftimin e ambasadës bëhet thirrje që të shmangen tubimet e mëdha, ndërsa theksohet “se shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve”.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

“Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button