Sport

Aubameyang pranë largimit nga Chelsea, klubi i MLS insiston për “bomberin” nga Gaboni – Abc News

schedule10:13 – 11 Shkurt, 2023

Prej ditësh tashmë në mediat e huaja po qarkullon lajmi se “bomberi” nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang është në prag largimi nga “blutë” e Londrës dhe destinacioni më i mundshëm për “aventurën” e re të sulmuesit është Kampionati amerikan, MLS, me skuadrën e Los Angeles, që janë të interesuar për shërbimet e 33-vjeçarit.

Pasditen e djeshme tekniku Potter e i “hodhi” poshtë aludimet për largimin e “bomberit”, por sipas mediave spanjolle Los Angeles FC janë duke insistuar vazhdimisht për transferimin e Aubameyang, me merkaton e transferimeve që mbyllet më 24 prill në Amerikë.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Aubameyang ka “zbritur” në fushën e blertë vetëm 17 herë, ku ka mundur të çojë 3 herë topin në rrjetë dhe të dhurojë vetëm 1 asistim. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button