Lajme

Baballarët raportojnë se u janë zhdukur dy vajzat e mitura, policia i gjen në kafene me dy djem

Dy baballarë nga Podujeva janë ankuar të premten rreth orës 11 e 20 në polici, se vajzat e tyre të mitura janë zhdukur.

Pas intervenimit të policisë, rreth orës 23 e 30, vajzat janë gjetur në një kafene me dy të dyshuar, njëri prej tyre i mitur.

Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafene në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktimat janë kthyer në shtëpi, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button