Kosova

Deklarata e ministres, LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut (VIDEO)

Gazin lotsjellës e hodhi në Kuvend rreth 7 vite më parë.

E për këtë veprim të saj, të premten Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu doli edhe para trupit gjykues.

Por, nga aty, e para e drejtësisë pati një kërkesë të veçantë për prokurorin e rastit, Iliaz Beqiri, duke i kërkuar që të dorëzohet e të tërhiqet nga aktakuza e bërë.

Ndaj këtij veprimi, të shtunën reagoi Lidhja Demokratike e Kosovës, ku sipas deputetes, Doarsa Kica-Xhelili, minisrja duhet të penalizohet.  

Sipas Kica Xhelilit, çdo ditë që Haxhiu qëndron në pozitën aktuale, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë duhet t’i faturohen kryeministrit Albin Kurti.

Gjuhën e përdorur nga Haxhi të shtunën e dënoi edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, të cilët i bën thirrje ministres t’i ndal deklaratat e saja të vazhdueshme e kërcënuese ndaj sistemit të prokurorëve të shtetit.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button