Lajme

Hetohen ndërtuesit përderisa vazhdojnë kërkimet në gërmadha (VIDEO)

Një 16-vjeçare u nxor e gjallë pas 134 orësh e ngujuar nën rrënojat e tërmetit të fillim javës në Turqi. Gjashtë orë para saj, të shtunën ishte shpëtuar edhe Emine Murat.

Këto janë disa nga të mbijetuarit që u nxorën të gjallë nga ekipet emergjente, derisa numri i të vdekurve ka shkuar në 25,000. E për ata që mbetën pa strehë si pasojë e fatkeqësisë do të lirohen konviktet shtetërore, pasiqë presidenti turk, Reccep Taip Erdogan, urdhëroi që mësimi të mbahet online deri në verë.

“Do t’i vendosim të mbijetuarit nga tërmeti që duan të shkojnë në provinca të tjera, në hotele, konvikte dhe bujtina publike brenda një plani të caktuar”, tha Erdogan.

Homologu i tij, Volodymyr Zelensky, vizitoi të shtunën ambasadën turke në Kiev për të bërë nderime ndaj viktimave të tërmetit. Ai tha se ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë në zemrat e popullit të Ukrainës.

Dridhjet me magnitudë 7.8 lanë të paktën 80,000 njerëz të plagosur dhe miliona të pastrehë me rreth 12,000 ndërtesa që u shembën ose pësuan dëmtime serioze. Ndërkohë që Hasan Alpargun, pronari i kompanisë që ndërtoi disa prej ndërtesave të rrënuara në Adana, u arrestua në Qipro.

Ai po akuzohet për ” Shkaktim të vdekjes dhe lëndimit”, derisa janë lëshuar fletëarreste edhe për 62 persona të tjerë për të njëjtat dyshime.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button