Sport

Inter gati “planin B” në rast largimi të Dumfries – Abc News

schedule10:33 – 11 Shkurt, 2023

Me përjashtim të “aludimeve” për largimin e Milan Skriniar nga Inter drejt PSG, merkato “zikaltër” nuk ishte aktive pothuajse në asnjë moment këtë fraksion transferimesh që lamë pas.

Mirëpo, tanimë duket se “gjigandët” e Milanos kanë shprehur haptazi synimet e tyre dhe objektivi i radhës është anësori maroken i mbrojtjes së Bayern Munich, Noussair Mazroui, i cili është kthyer në krye të listës së blerjeve “zikaltër”.

Sipas prestigjiozës italiane, “La Gazzetta dello Sport”, “motorri” i krahut të djathtë tek Inter, Denzel Dumfries është në prag largimi, me “tulipanin”, që dëshiron kalimin në Premier League dhe në Angli, Manchester United e Chelsea janë gati për të transferuar hollandezin.

Mesa duket paratë nga shitja e Dumfries do të përdoren për afrimin e Mazroui në “San Siro”, me “zikaltrit” që i ofrojnë marokenit minuta të sigurta në formacionin titullar si dhe kthimin sërish në një protagonist ashtu siç ishte tek hollandezët e Ajax, gjë për të cilën është duke “vuajtur” te Bayern, sidomos pas afrimit të “luzitani” Joao Cancelo.  /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button