Shqiperia

Josif Minga, 53 vite krijimtari nga mjeshtri i serenatave korçare – Abc News

Këto janë rrugicat e Korçës, në një prej lagjeve kryesore të këtij qyteti. Historitë e rrugëve janë nga më të ndryshme, por ato do të mbahen mend dhe për tingujt e serenatave. Grupe djemsh, u këndonin këngë vajzave poshtë ballkoneve dhe dritareve të shtëpisë.

Në këtë rrugë ka lindur dhe është rritur kompozitori njohur korçar Josif Minga, i cili në repertorin e tij, i ka kushtuar një pjesë të jetës muzikës së lehtë qytetare korçare. Ishte ende fëmijë, kur i lutej të atit, t’i blinte një firsamonike, dëshirë e cila iu plotësua. Gëzimi ishte aq i madh sa natën e parë ka fjetur me firsamonikën.

Kompozitori tregon rrugëtimin e tij muzikor që u formua në realitete të ndryshme socio-politike. Herë me ulje – ngritje, herë me frikë dhe herë me përshtatje sipas kërkesave të kohës. Debutimin e parë si kompozitor Josif Minga e pati ne Festivalin e 11 ne RTSH, një festival më pas i kontestuar nga regjimi komunist, ku shumë artiste u dënuan me burgje, internime dhe dënime.

Në atë kohë, siç rrëfen vetë Minga, ishte 19 vjeç, i cilësuar si krijuesi më i ri. Madje ai hapi edhe festivalin me këngën “Sonte u takoj të gjithëve”, këngë e kënduar nga Zija Saraci. Festivali i radhës është ai i 12 në RTSH. Kënga e krijuar prej Mingës, këtë radhë u këndua nga Vaçe Zela dhe Alida Isku. Jo vetëm kaq, por ajo u pëlqyer edhe nga vetë diktatori Hoxha.

Kompozitori ka pasur fatin që këngët e tij të interpretoheshin nga këngëtarët më të njohur shqiptar ku nuk mungojnë as ato të Afërdita Zonjës, Lindita Theodhorit, Eli Farës deri tek Vëllezërit Prifti, të cilët për herë të parë në skenën e festivalit, kanë marrë pjesë me një këngë të Josif Mingës.

Në vitet ’30 dhe ’40, serenata në Korçë kishte zëra cilësore si Tefta Tashko, Mihal Ciko, Kristaq Antoniu, Jorgjie Truja, të cilët krijuar atmosferën e vet qytetare. Por Josif Minga ka meritën e veçantë se këto serenata korçare që kalojnë kufijtë e këtij qyteti jo këngë që lindi si nevojë shpirtërore sentimentale e rinisë në pikën më të lartë të krijimtarisë si muzikë e kualifikuar skenike. /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button