Shqiperia

Një jetë në det, historia e peshkatarit Mustafa Gjinika – Abc News

schedule20:43 – 11 Shkurt, 2023

Ishte fëmijë kur doli për herë të parë në det. E prej asaj kohe, peshkimi u kthye në dashurinë dhe pasionin e tij më të madh. Mustafa Gjinika nga fshati Cuke i Sarandës është 71 vjeç dhe për 56 vjet del çdo ditë në det me anijen e tij.

“Jam rritur me detin, jam rritur, ndërtova një familje me 4 fëmijë. Dola në pension edhe tani mbështes çunin. E kujtoj, e kemi bërë lundrimin nga Saranda në Butrint për sardele. Ishte kënaqësi. Në moshën 16 vjeçare mu dha e drejta për t’u quajtur peshkatar i mirëfilltë….dhe si rrjedhim zanatin ia trashëgova djalit. Kam peshkuar që në ’67 dhe deri para 6 muajve kam qenë në det. Edhe sot shkoj ndonjëherë“, thotë ai.

Është punë e vështirë, po Mustafai i kujton me kënaqësi. Po kush ka qenë vështirësia më e madhe për Mustafain? Historitë në mes të detit janë shumë. Mustafai zgjedh të na tregojë një prej tyre.
Nuk mbahen mend gjithë ato histori por mbaj mend njëherë në kanalin e Otrantos, patëm defekt atje edhe kërkuam ndihmë. Flasim në vitin ’82. Si përfundim e rregulluam vetë se ndihma na u vonua, shkuam dhe e shkarkuam vetë peshkun”, thotë ai.

Mbështetja më e madhe e 70 vjeçarit sot është i biri.

“Kemi 7 a 8 vite me këtë varkë gjithmonë duke e riparuar. Përpara se çuni të niset për lundrim ia kontrolloj varkën edhe pse tani ai ia ka marrë dorën vetë. Djali mbaroi shkollën e lartë në Gjirokastër….dhe i trasmetova djalit edhe zanatin tim. Kam mbaruar si specialist peshkimi në 1974, kam punuar kapiten. Kam trajnuar shumë njerëz, pothuajse të gjithë këta që janë këtu.”

Mutafa Gjinika tregon se ka arritur që të peshkojë peshk ton me peshë që arrinte deri në 1 kuintal. Në familjen e tij pjata e preferuar mbetet peshku të cilin e konsumojnë deri në 4 herë në javë./abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button