Kosova

Oficeri i FSK-së, nga Turqia: Me dëshirën e Zotit, do ta kryejmë me sukses këtë aksion

Televizioni turk TRT ka zhvilluar një bisedë të shkurtë me oficerin e FSK-së, Egzon Syla në jug të Turqisë ku edhe po kryhen aksionet e kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit.

“Unë jam oficeri Egzon Syla. Kemi ardhur nga Kosova me njësitë tona ushtarake menjëherë si morën lajmin me miratimin e presidentes tonë. Arritëm pak vonë për shkak të trafikut ajror. Kemi dy ekipe ushtarake dhe dy qej K-9 të kërkimit, së bashku me ekipin e mjekëve. Momentalisht po punojmë me ekipin turk AKUT, të cilët na kanë ndihmuar shumë”, është shprehur ai.

“Ne gjetëm shumë njerëz të enjten dhe po vazhdojmë edhe sot.  Jemi shumë të pikëlluar për këtë fatkeqësi dhe po mundohemi dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën tonë. Trupat tonë kanë kryer akcione të kërkim-shpëtimit dy herë në situata të njëjta në Shqipëri, dhe ajo përvojë na ka ndihmuar shumë edhe këtu. Me dëshirën e Zotit, ne do ta kryejmë me sukses këtë aksion”, ka thënë Syla në turkqisht për TRT-në. /Klankosova.tv/

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button