BotaRajoni

Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri – Abc News

schedule08:22 – 11 Shkurt, 2023

Organizata vullnetare e Mbrojtjes Civile të Sirisë, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, njoftoi përfundimin e operacioneve të saj të kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri dhe veriperëndim pas tërmeteve që goditën vendin dhe Turqinë të hënën.

Grupi tha se beson se nuk ka më persona që mund të jenë gjallë nën rrënoja, pas 108 orësh kërkimesh. Megjithatë, tani është duke kërkuar për trupat e atyre që janë nën ndërtesat e shembura.

“Që nga fillimi i tërmetit të së hënës në orën 4:17 të mëngjesit me orën lokale deri në njoftimin e përfundimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit, janë regjistruar 2,166 vdekje dhe më shumë se 2,950 të plagosur në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti në veri dhe veriperëndim të Sirisë.”, thanë Helmetat e Bardha në një deklaratë të lëshuar të premten.

“Ekipet tona kanë kryer 108 orë punë në më shumë se 40 qytete, qyteza dhe fshatra në veriperëndim të Sirisë, në të cilat rreth 479 ndërtesa banimi u shkatërruan plotësisht dhe më shumë se 1,481 ndërtesa u shkatërruan pjesërisht”, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, shumë gra dhe fëmijë ishin në mesin e njerëzve të vdekur në zonat më të prekura, duke përfshirë qytetet Jindires dhe Haram në veri të Sirisë.

/abcnews.al

 

Të ngjashme




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button