Show-Biz

Rihanna thotë se amësia ia ka shtuar frymëzimin në jetë dhe për karrierë

Rihanna ka folur për mënyrën se si që kur i bë nënë ndikoi në mënyrën se si ajo jeton jetën dhe karrierën e saj.

Ylli 34-vjeçar i popit mirëpriti një djalë majin e kaluar me të dashurin e saj ASAP Rocky, por ende nuk e ka bërë të ditur emrin e tij.

“Të bëhesh nënë ka shtuar vetëm frymëzimin në jetën time”, tha ajo për Elle në një intervistë të re për linjën e saj “Fenty Beauty”.

“Më është dashur të gjej ekuilibrin mes një rutine efikase që maksimizon kohën e çmuar për vete dhe glamit të plotë, sepse më pëlqen vërtet ai proces shumëngjyrësh krijues”, tha ylli.

Deklaratet e saj të fundit vijnë ndërsa ajo përgatitet për performancën e saj të shumëpritur të pjesës së parë të Super Bowl këtë të diel (12 shkurt).

Vitet e fundit, karriera e saj muzikore ka qenë kryesisht në pauz pasi ajo u hodh në industrinë e modës dhe bukurisë me bizneset e saj “Fenty”.

Artistja zbuloi në intervistën e saj të re se nëna e saj Monica “ishte personi i parë që më prezantoi me bukurinë dhe aromën”.

“Më pëlqeu aroma e saj dhe nuhatja e mirë ishte vërtet e rëndësishme për të. Ishte gjithmonë prekja e fundit para se ajo të dilte”, tha ajo.

“Dhe kështu e trajtoj aromën sot, dua që ajo të nxjerr gjithçka që ndjej, gjithçka që jam dhe gjithçka që dua të jem”, shpejgoi ajo.

Ajo deklaroi se ‘mantra e saj ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë: “Bukuria është aty për t’u argëtuar. Asnjëherë nuk duhet të ndjehet si presion apo uniformë”.

Këngëtarja e “Umbrella” u ofroi fansave një vështrim në regjimin e kujdesit të lëkurës ku ajo mbështetet për të ruajtur ngjyrën e saj rrezatuese, pavarësisht nga një orar plot me udhëtime ajrore.

Rihanna tani po përgatitet për të performuar “Super Boël LVII” të kësaj të diele, në të cilën Philadelphia Eagles do të përballen kundër Kansas City Chiefs pranë Phoenix.

Ajo i bashkohet një liste të shquar të akteve muzikore që kanë performuar më parë, nga Lady Gaga dhe Beyoncé te Prince dhe Madonna te Paul McCartney dhe Michael Jackson.

Performanca e Rihannas do të vijë gjysmë dekade pasi ajo doli në krye të mediave për refuzimin e shfaqjes në 2018.

Refuzimi i saj për të pranuar ofertën e Super Boël të atij viti ishte një gjest solidariteti me Colin Kaepernick në mes të bujës për gjunjëzimin e tij gjatë himnit kombëtar.

Rihanna konfirmoi për Vogue në 2019 se ajo refuzoi shfaqjen e vitit të kaluar në mënyrë që të qëndronte me Colin Kaepernick.

“Ka gjëra brenda asaj organizate me të cilat unë nuk pajtohem fare, dhe nuk kam dashur të shkoj dhe t’u shërbej atyre në asnjë mënyrë”, kishte deklaruar Rihanna.

Megjithatë, atë vit labeli i Jay-Z, Roc Nation, me të cilin Rihanna është nënshkruar, hyri në një partneritet shumëvjeçar me NFL për programim dhe sipërmarrje të drejtësisë sociale.

Ndërsa fansat e saj e presin me padurim koncertin e saj të ardhshëm në Super Boël, thashethemet po qarkullojnë gjithashtu se ajo po përgatitet të kthehet në turne.

“Ka pasur shumë biseda mes njerëzve në dijeni, veçanërisht në javët e fundit ose dy, se Rihanna po përgatitet të shpallë një turne. Duket të jetë më shumë se vetëm thashetheme në këtë pikë”, tha një burim.

Rihanna nuk ka dalë në rrugë me koncertet e saj që nga turneu i saj “Anti World” në 2016, i cili e solli atë me koncerte në Amerikën e Veriut dhe Evropën, si dhe në Abu Dhabi. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button