Shqiperia

‘Shmangni tubimin’/ Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj në Tiranë – Abc News

schedule10:37 – 11 Shkurt, 2023

Ashtu si në cdo protestë e tubim në Tiranë, edhe sot ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj për kujdes. Në një njoftimin e saj në faqen zyrtare ambasada amerikanë në Tiranë, apelon shtetasit e saj të shmangin tubimin.

“Në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë është planifikuar të zhvillohet një protestë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit” thuhet në njoftim.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button