BotaRajoni

Tentuan të vidhnin 6 kamionë me ndihma humanitare, 40 të arrestuar në Turqi – Abc News

schedule12:55 – 11 Shkurt, 2023

Policia turke u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes pasi kohët e fundit disa persona po vjedhin shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 40 persona pasi dyshohet se kanë grabitur shtëpitë e dëmtuara në qytetin e shkatërruar të Hatayt.

Gjithashtu janë  arrestuar dy burra që u hoqën  si punonjës humanitarë dhe që vodhën gjashtë kamionë ushqime të dërguara për viktimat e tërmetit.

Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe automjeteve të tyre u sekuestruan një sasi e madhe bizhuteri, karta bankare, 70 mijë lira turke (3474 euro), 11 mijë dollarë, gjashtë pistoleta, tre pushkë, 20 celularë dhe tetë kompjuterë.

Policia turke ka konfiskuar edhe ndihmat që ky grup kriminal tentoi të vidhte dhe bëri apel për kujdes pasi ka nga ata persona që tentojnë të përdorin  tragjedinë për të vjedhur.

Mbi 24 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

/abcnews.al

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button