Lajme

Tërmeti tragjik, arrestohen ndërtues e kontraktorë në Turqi

Hasan Alpargun, pronar i kompanisë që ndërtoi disa prej ndërtesave të rrënuara në Adana, duke lënë shumë të vdekur si pasojë e tërmetit të së hënës, është ndaluar në Nikozia, Qipro.

Sipas informatave që janë siguruar nga burime të sigurisë për “TRT Haber”, Alpargun, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arrest për veprën “Shkaktim i vdekjes dhe lëndimit” dhe i cili kishte ikur në Qipro, është dorëzuar në polici, transmeton Klankosova.tv.

Siç raporton mediumi turk, Alpargun ka tentuar të transferojë 990 mijë dollarë, 890 mijë euro dhe 500 mijë lira turke nga Turqia dhe se ka pasur një tentativë për të blerë një apartament në rajonin Demirhan të Nikozisë.

Në ndërkohë, edhe Mehmet Yashar Coshkun, kontraktor i “Renaissance Residence” në Hatay, i cili u shkatërrua si pasojë e tërmetit, është arrestuar.

Zyra e Kryeprokurorit Publik në Gaziosmanpasha ka nisur një hetim ndaj një raportimi se Mehmet Yashar Coshkun, kontraktuesi i “Renaissance Residence” në Hatay, e cila u shkatërrua nga tërmeti, është kapur në aeroportin e Stambollit me një shumë parash.

I dyshuari, Coshkun, është ndaluar në aeroport nga policia me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit.

Ai kishte planifikuar të ikte në Mal të Zi dhe nga ai është konfiskuar një shumë e parave.

Mësohet se i dyshuari Coshkun erdhi në Stamboll nga Antalia më 8 shkurt dhe planifikonte të ikte në Podgoricë, me fluturimin e orës 19:50 të ditës së djeshme.

Po ashtu, edhe kontraktori tjetër Ibrahim Mustafa Uncuoglu, i cili u gjet fajtor për neglizhencë pas një ekzaminimi teknik të rrënojave në Bllokun e Banesave Bahar që u rrëzua nga tërmeti në Gaziantep, u dërgua në ndalim në Stamboll.

Në këtë bllok banesazh, nëntë persona humbën jetën, sipas të dhënave fillestare.

62 fletë-arreste në lidhje me ndërtesat e rrënuara në Adana

Zyra e Kryeprokurorit Publik në Adana ka lëshuar urdhër-ndalime për 62 persona si pjesë e hetimit ndaj ndërtesave të rrënuara në qytet si pasojë e tërmetit.

Kryeprokuroria e Adanas ka nisur hetimet ndaj defekteve në ndërtim në ndërtesa që u rrënuan në qytet e që lanë shumë të vdekur.

Deri më tani, 62 të dyshuar janë dërguar në ndalim në fazën e parë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button