Show-Biz

Atdhe Xharavina: Kam raporte të mira me babanë, lajmet se nuk flas me të nuk janë të vërteta

Atdhe Xharavina është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova të hënën (6 shkurt).

Ish-banori ka qenë së fundmi i ftuar në “Big Talk” me Elita Rudin, ku ka folur rreth eksperiencës në këtë format.

Mes tjerash, ish-konkurrenti i “Përputhen” ka sqaruar edhe një deklaratë që kishte të bënte me të atin.

Foto: Screenshot/YouTube

Brenda shtëpisë javë më parë deklaroi se nuk flet me babanë e tij, por që në këtë intervistë theksoi se është keqkuptuar, pasi fjala ishte për të vëllanë.

“Është keqkuptuar shumë në publik. Unë e kam deklaruar se nuk flas me vëllanë tim, por që është muhabet që është rregulluar se është ndryshe me vëllanë e motrën kemi të gjithë keqkuptime. Por nuk ka ndodhur e as nuk do të ndodhë kurrë në jetë të ngatërrohem me babanë apo nënën. As nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është keqkuptuar në muhabet e sipër, jam i vetëdijshëm për atë që kam thënë. E kam thënë për vëllanë që kam pasur një ngatërresë, jo për babanë. Janë ndikuar edhe familja”, vazhdoi më tej Atdheu.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Atdheu krijoi një raport të afërt me modelen Xhuli Nura. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button