Shqiperia

Bravo dhe suksese – Abc News

Me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Sportit për vitin 2023, trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka uruar Tiranën për këtë sukses përmes një video të postuar në Twitter nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Roberto Mancini:

“Përshëndetje Tirana. Eshtë bukur të jesh Kryqyteti Europian i Sportit. Bravo dhe Suksese. Të dua Tirana shprehet Mancini”.

Çfarë është ky titull?

Propozimi i Bashkisë Tiranë, i cili u përgatit në bashkëpunim me përfaqësues të sportit, federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, titullohet “SPRINTirana – Sport as a Promoter of Resilience, Inclusiveness, Nature and Transformation” (Sporti si Promovues i Qëndrueshmërisë, Gjithëpërfshirjes, Natyrës dhe Transformimit).

Synimi i i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi, si dhe një mekanizëm për të rritur nivelin e gjithëpërfshirjes së shtresave të cenueshme, personave me aftësi ndryshe, minoriteteve, me synimin final për të transformuar shoqërinë.

Marrja e këtij titulli synon rritjen e imazhit që Kryeqyteti ka në rajon e më gjerë në vazhdën e reputacionit që Tirana ka fituar edhe në kuadër të titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Disa nga qytetet që e kanë marrë këtë titull:

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, i afiliuar pranë Komisionit Europian në Bruksel.

Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri) etj. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button