Shqiperia

E rëndë në Tiranë, i moshuari dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu – Abc News

schedule22:31 – 12 Shkurt, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 62-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Policia bën me dije se i moshuari ka vrarë veten në banesën e tij.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.

Njoftim policie

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button