Shqiperia

Enigma shqiptare e Mylerit të GESTAPO-s – Abc News

Në fillimin e viteve ’60-të, ndërsa Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës, shijonte mjaltin e miqësisë me Kinën e Mao Ce Dunit, zyra e sektorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, do të tronditej nga një lajm i publikuar në faqen e parë të së përjavshmes së madhe Gjermano-Perëndimore, “Der Stern”.

Titulli sensacional artikullit ishte: “Shefi i Gestapos, Hajnrih Myler, strehohet në Shqipëri”.
Akuza shigjetonte drejtpërdrejtë regjimin komunist të Enver Hoxhës.

Për me keq, brenda harkut kohor të një muaji, pothuaj të gjitha mediat më të mëdha gjermane, dhe më tej, do të amplifikonin të njëjtin lajm.
Të gjitha shkrimet akuzonin, edhe me disa prova të pretenduara, qeverinë komuniste të Tiranës për strehimin e një prej kriminelëve më të kërkuar të Luftës së Dytë Botërore.

Po kush ishte Hajnrih Myler, dhe përse mediat më të mëdha të Europës i kushtuan ka shumë hapësirë një lajmi të tillë ende të pakonfirmuar?

Karriera e tij ushtarake kishte nisur në fundin e Luftës së Parë Botërore, por të përpjetën e kishte marrë menjëherë pas ardhjes në pushtet të Partisë Naziste dhe Adolf Hitlerit.
Në vitin 1933, me rekomandimin e Ministrit të Brendshëm SS, Hajnrih Himler, atij i besohet një nga sektorët më të rëndësishëm të Policisë Sekrete naziste, që u quajt GESTAPO. Kjo stukturë kishte për detyrë survejimin, ndjekjen dhe neutralizimin e elementëve armiq, kryesisht të hebrenjve dhe komunistëve. Njëkohësisht Myler, bëhet pjesë e organizatës famëkeqe paramilitare naziste, Shutzstafel, në përbërje të së cilës ishte edhe Gestapo.

Falë përkushtimit dhe energjisë së rrëfyer në veprime, vetëm dy vite më pas, më 1935, Myler emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Gestapo-s duke u bërë përgjegjës për arrestimin, burgosjen, torturimin, dhe ekzekutimin e mijëra kundërshtarëve politikë të Hitlerit, çka vetvetiu, i dha atij edhe një reputacion të frikshëm në radhët e drejtuesve të tjerë nazistë.
Në 20 Janar të vitit 1942, disa hierarkë të lartë nazistë, mes të cilëve dhe Hajnrish Myler, marrin pjesë në punimet e Konferencës së Vanze-së, ku u vendos përfundimisht, shfarosja e hebrenjve dhe etnive të tjera që, sipas standardit hitlerian, klasifikoheshin si raca inferiore.

Pra Myler do të regjistrohej në histori si një nga arkitektët kryesorë – sipas terminologjisë naziste – të “Zgjidhjes Finale” të problemit hebre.

Pas eliminimit fizik të eprorit dhe shefit të tij, Rajnhard Hajndrih, më 4 Qershor të vitit 1942, nga ana e dy atentatorë çekë të parashutuar prej britanikëve, gjeneral-lejtnant, Hajnrih Myler, automatikisht zë vendin tij, duke kërcyer kështu në postin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Myler e mban këtë posti deri në fund të Luftës.
Historia e vendos atë për herë të fundit në prill të vitit 1945, në mes luftimeve të ashpra që zhvilloheshin në çdo cep të Berlinit, midis ushtrisë gjermane dhe asaj sovjetike. Më 1 maj të vitit 1945 ai do të shihej i gjallë për herë të fundit.

Menjëherë pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë fituese Aleate nisën verifikimin, arrestimin dhe burgosjen e të gjithë pjesëtarëve të forcave “SS”-se dhe Gestapos të cilët, akuzoheshin për krime lufte.
Hajnrih Myler mungonte edhe ndër të vdekurit edhe ndër të gjallët.

Në verën e vitit 1945, Shërbimi Sekret amerikan, e më pas britanikët, sovjetikët apo edhe francezët, filluan hetimet për ti dhënë një përgjigje përfundimtare enigmës Myler.
Dëshmitë e pakta rreth fatit të tij në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, do të rezultonin tejet kontradiktore. Një pjesë e oficerëve nazistë “SS”-së, dëshmonin se e kishin parë atë në bunkerin e nëndheshëm të Hitlerit në Berlin.

Por prova të vrasjes apo vdekjes së tij nuk kishte. Kështu që me kalimin e kohës, Hajnrish Myler, së bashku me Martin Borman-in – sekretarin personal të Hitlerit dhe Adolf Eichmann-in – një prej kasapëve të holokaustit, do të përbënin kreun e listës së ushtarakëve madhorë nazistë për të cilët mendohej se ishin ende gjallë.
Fati i Mylerit do të mbulohej me mjegull dhe mister për afro 20 vjet me radhë deri në publikimin, në vitin 1964, në revistën e madhe gjermano-perëndimore, “Der Stern”, të shkrimit sesancional me titull: “Hajnrih Myler i Gestapos strehohet në Shqipëri”!

“Grupenfyhreri ‘SS’-së, dhe njëkohësisht ish-zëvendësministri i Brendshëm nazist, i Himlerit që drejtonte Gestapon, Hajnrih Myler, nuk ka vdekur në Berlin në 1945-ën, siç është raportuar për vite me radhë. Sipas dëshmisë së një agjenti sekret gjermano-lindor që na u prezantua me emrin Helmut Lui, ky i fundit, e kishte ndihmuar Mylerin që pas përfundimit të Luftës, të dorëzohej tek sovjetikët, dhe më pas ata e çuan drejt Moskës, ku ai shërbeu si këshilltar i lartë i Shërbimit Sekret. Hajnrih Myler, qëndroi në Bashkimin Sovjetik nga viti 1945 deri në vitin 1953, ku pas vdekjes së Stalinit, Shefi i KGB-së, Lavrenti Beria, e dërgoi atë si instruktor në vendet e tjera të komuniste të Bllokut Lindor.

Sipas artikullit të revistës “Der Stern” Heinrich Mueller fillimisht shkoi në Poloni, më pas në Çekosllovaki dhe Hungari. Shpërthimi i revolucionit hungarez bën të pamundur qëndrimin e tij të mëtejshëm edhe në Hungari. Stacioni i fundit i tij – një vend plotësisht Stalinist – do të ishte kryeqyteti shqiptar -Tirana…/abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button