Lajme

Kushtetuesja mund ta pezullojë Ligjin e Pagave (VIDEO)

18 akterë të shoqërisë kosovare, konsiderojnë se me Ligjin e Pagave u shkel e drejta e tyre.

Për këtë ata iu drejtuan me ankesë Avokatit të Popullit që ka 6 muaj kohë t’i trajtojë këto lëndë.

E një avokat vlerëson se destinacioni final i këtyre ankesave duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, si organi kryesor për shqyrtimin e tyre dhe e cila do ta pezullojë ligjin, njofton Klan Kosova.

Diçka të tillë pret edhe ish-numri dy i gjykatës më të lartë në Kosovë, që shpjegon se Kushtetuesja mund t’i vë nga 1 javë deri në 3 muaj masë sigurie.

Ligji i Pagave qe pezulluar nga kjo gjykatë edhe më 2019, e tash po kërkohet më shumë kujdes sidomos gjatë hartimit të tij.

E për përgjegjësit, nuk përjashtohet edhe thirrja para përgjegjësisë.

Ligji i Pagave për sektorin publik, hyri në fuqi nga 1 shkurti dhe të enjten u miratua në Kuvendin e Kosovës edhe në lexim te dytë.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button