BotaRajoni

Ndihmë për tërmetin, pakistanezi hyri në ambasadën turke në SHBA dhe dhuroi 30 mln dollarë – Abc News

schedule14:51 – 12 Shkurt, 2023

SHBA- Një burrë që deshi të mbetet anonim në Shtetet e Bashkuara, u ka dhuruar 30 milionë dollarë ndihmë për qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi këto dy vende. Sipas kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif, donatori i kësaj shumë të majme është një pakistanez.

“I prekur thellë nga anonimiteti i pakistanezit që u fut në ambasadën turke në SHBA, dhe dhuroi 30 milionë dollarë për Turqinë dhe Sirinë”, ka shkruar në Twitter kryeministri pakistanez.

“Këto janë akte kaq madhështore të filantropisë, që i mundësojnë njerëzimit të triumfojë mbi rrethanat në dukje të pakapërcyeshme”, shtoi Sharif. Lajmin e konfirmoi agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë. Në anën tjetër CNN ka kontaktuar ambasadën turke në SHBA për të marrë prononcim, por deri më tani nuk është bërë e ditur asgjë./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button