Lajme

OKB-ja: Kemi dështuar të ofrojmë ndihmë për njerëzit në Siri, ata me të drejtë ndihen të braktisur

Zyrtari më i lartë i ndihmës humanitare i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, pranoi se OKB-ja kishte dështuar të ofronte ndihmë për njerëzit në rajonin e kontrolluar nga opozita e Sirisë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës.

“Deri më tani kemi dështuar te njerëzit në veriperëndim të Sirisë. Me të drejtë ndihen të braktisur. Duke kërkuar për ndihmë ndërkombëtare që nuk ka mbërritur”, tha Griffiths në një postim në Tëitter.

“Detyra ime dhe obligimi ynë është ta korrigjojmë këtë dështim sa më shpejt që të mundemi. Ky është fokusi im tani”, shtoi ai gjatë një vizite në zonën kufitare.

Familjet e viktimave në qytetin Jandaris, provinca Idlib, ngritën flamurin e OKB-së me kokë poshtë mbi ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet për të dënuar mungesën e ndihmës nga organizata, sipas aktivistit të opozitës, Osama Abo Zayd.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button