Kosova

Peci edhe të dielën në terren (FOTO)

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rual, Faton Peci, edhe gjatë së dielës ka dal në terren.

Ai e ka vizituar familjen e Emin Gashi, nga fshati Sibovc të Obiliqit.

Me këtë rast Peci tha se ka parë nga afër zellin dhe përkushtimin e kësaj familje.

“Nuk ka vlerësim a kënaqësi më të madhe për mua si Ministër sesa kur vlerësohesh nga një familje e ndershme e punëtore që i kanë dhënë Kosovës tre ushtarë të UÇK-së e një dëshmor, e që për më tepër kur dëgjon nga ata teksa bëjnë dallimin e mënyrës së drejtimit të sektorit të bujqësisë më parë dhe drejtimit aktual”, tha Peci.

I pari i MBZHR-së theksoi se e ka njoftuar kryefamiljarin me mbështetjen që do ta ofroj institucion që ai drejton.

“Gjithashtu e njoftova Eminin se edhe këtë vit, mbështjetja për drithërat si gruri e misri do të vazhdojë edhe këtë vit; ku përveç sipërfaqes do të përkrahet rendimenti, plehërimi pranveror dhe vlera e akcizës së naftës, ndërsa këtë vit do të krijojmë fond të veçant për rritjen e fondit blektoral”, u shpreh Peci.

“Fermeri, Emin Gashi është kultivues i 5 hektarëve me grurë dhe 15 hektarëve me misër, ndërsa në total ka në pronësi 50 hektarë tokë të punueshme. Ai njëherit mbarështon rreth 40 krerë lopë, viça e mështjerra”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie përcjell Klankosova.tv

“Theksojmë, se këtë vit, përmes Programit për Zhvillim Rural – Grante në Bujqësi 2022, respektivisht Nën-masa e prodhimit të mishit / rritjes së viçave është përkrahur deri tani me 1,098,776.00€, ndërsa përmes nën-masës për prodhimin e qumështit dhe lopëve vlera e përkrahjes së projekteve është 497,883.50€”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button