Lajme

Sport dhe spektakël, SHBA në pritje të Super Bowl 2023

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miliona qytetarë presin me padurim finalen e 57-të të Super Bowl-it. Pritjes i jepet fund sonte në “State Farm Stadium” të Glendale-it, në Arizona.

Në fushë, përballë njëra-tjetrës do të zbresin për të luajtur Filadelfia Eagles dhe Kansas City Chiefs, përcjell klankosova.tv.

Kjo ndeshje do të hyjë në historinë e kompeticionit pasi për herë të parë përballë njëri-tjetrit, organizatorët e skuadrave respektive do të jenë lojtarë afro-amerikanë. Filadelfia rikthehet në këtë duel për të parën herë pas finales së fituar në vitin 2018 përballë Patriots të Tom Brady-t. Ndërkaq për Kansas-in është finalja e tretë në katër vitet e fundit e kujtojmë se deri më tani numërojnë dy trofe të tillë. Për herë të parë, sonte përballë njëri-tjetrit do të jenë edhe dy vëllezër e ata janë vëllezërit Kelce, me Jason i cili luan për Eagles dhe Travis për Chiefs.

Super Bowl është ndeshje e shumëpritur nga miliona amerikanë, çka nënkupton se edhe të ardhurat nga reklamat janë me shifra të konsiderueshme. Reklamat 7 sekondëshe u shitën për rreth 30 milion dollarë e do të kenë si protagonistë emra të njohur si Adam Driver, Ozzy Osbourne, Kevin Bacon, Serena Williams e Brian Cox.

Ndërkaq, spektakli mes dy pjesëve i është besuar Rihanna-s, e cila u bë nënë vetëm majin e kaluar dhe rikthehet në skenë pas një mungese të gjatë. Shfaqja e saj planifikohet që të zgjasë plot 13 minuta.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button