Lajme

Statovci për kritikat e opozitës rreth Asociacionit: Jeni peng i historisë së kaluar politike

Liderët opozitarë janë peng i historisë së kaluar politike, thotë deputetja e listës “Guxo”, Jeta Statovci. Për dallim nga të njëjtit, ajo deklaron se liderët aktualë shtetërorë janë në një mendje për Asociacionin, dialogun e tema të tjera. Sipas saj, pushteti nuk mbështet Asociacion me kompetencë ekzekutive, ndërkohë që opozita e sheh si derë fillestare drejt marrëveshjes finale. Statovci u përgjigjet edhe kritikave karshi Donika Gërvallës që udhëheq ministrinë e Punëve të Jashtme, për çka konsideron se opozita në disa raste ka retorikën e njëjtë me atë të Beogradit.

Deputetja Jeta Statovci në intervistën për KosovaPress shprehet se qëndrimi i Listës “Guxo” është i njëjtë me Lëvizjen Vetëvendosje në çështjen e dialogut dhe temave që prodhohen nga ky proces.

“Ne qeverisim me Ministrinë e Punëve te Jashtme, por po ashtu edhe katër liderët e shtetit, përfshirë këtu presidenten, kryeparlamentarin, kryeministrin dhe ministren e Punëve të Jashtme janë në takime të rregullta javore, ku pjesë e diskutimeve janë padyshim edhe zhvillimet në kuadër të politikës se jashtme. Kështu që, ekziston një dakordancë edhe e mira është që lidershipi është njëzëri karshi këtyre temave sensitive që padyshim kërkojnë unitet në kuadër të kësaj teme. E rëndësishme është që për vite me radhë problematike është trajtuar në nivele të ndryshme teknike, shpeshherë me lëkundjet e veta. Tash me përfshirjen e faktorit ndërkombëtar ka filluar të trajtohet në çështje politike. Ne e dimë qe pala kosovare ka pasur një qasje kontruktive karshi kësaj dhe me pranimin fillestar të planit franko-gjerman, pra janë dërguar komentet dhe ështe konsideruar si një bazë e mirë për diskutim të mëtutjeshëm.”, deklaron Statovci.

Në lidhje me Asociacionin, Statovci komenton edhe kritikat e opozitës, ku shprehet se të njëjtit janë peng i së kaluares së tyre politike.

“Shpeshherë kritikat janë të paqarta, sepse deklaratat e tyre, kemi parë liderë opozitarë të cilët çështjen e Asociacionit e shohin vetëm si një derë fillestare drejt një marrëveshjeje finale. E besa të them të drejtën kjo është një lloj befasie në vete sepse zakonisht opozita tenton të jetë më radikale kur negociohet me një palë tjetër dhe me kërkuese se aq sa mund të ofrojë pozita. E këtë po e shohim edhe në Parlamentin e Serbisë ku jane ende më kërkues në atë se çka mund të ofrohet në tavolinë. Kurse, në disa prej deklaratave të liderëve opozitarë kemi parë që këtë e shohin vetëm si një derë fillestare në kuadër të marrëveshjes finale. E kjo mund të jetë edhe sepse janë peng i historisë së tyre politike dhe nënshkrimeve të 2013-ës dhe 2015-ës.”, shprehet ajo.

Më tej, kryetarja e partisë “Guxo” në Prishtinë thotë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk mund të pranohet nga qeveria.

“Është tejet e qartë që nuk mbështet Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjithashtu jemi të qartë edhe me idenë se çfarëdo segmentimi, qoftë edhe shoqëror sidomos në baza etnike bie në kundërshtim mbi bazën e frymës që është i ndërtuar shteti i Kosovës e kjo mbi të cilën qëndron Kushtetuta e Kosovës. Ne e dimë që në frymën e kushtetutës tonë kemi etiketimin dhe qëndrojmë mbi normën e një shteti multietnik dhe çfarëdo ndarje mbi baza etnike është në kundërshtim me këtë dhe gjithashtu kemi edhe raste të ndryshme ku nganjëherë krijimi i strukturave paralele, ekzekutive jo domosdoshmërisht ka shkuar në linjë me forcimin e të drejtave te pakicave”, nënvizon Statovci për KosovaPress, transmeton Klankosova.tv.

Statovci mbron edhe punën e lideres së partisë që i përket, njëherit ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se kritikat ndaj saj nuk kanë bazë.

Ajo thekson se ka përmirësim të dukshëm në politikën e jashtme dhe kjo vihet re vetëm me vizitat e shpeshat të liderëve ndërkombëtarë në Kosovë.

 


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button