Lajme

Tejkaloi shpejtësinë, i konfiskohet patentë shoferi një 25-vjeçari në Ferizaj

Policia ka bërë të ditur se i është konfiskuar patentë shoferi një 25-vjeçari në Ferizaj, pasi ka tejkaluar shpejtësinë.

Gjithashtu bëhet e ditur se 25-vjeçarit i është shqiptuar edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, prej 500 eurosh, përcjell Klankosova.tv.

“Rrugor në Ferizaj, sot rreth orës 11:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e  udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 131 km/h”.

“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet G.N (M/MV) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button