BotaRajoni

Tërmeti në Turqi e Siri, raportohen më shumë se 34 mijë humbje jete – Abc News

schedule22:59 – 12 Shkurt, 2023

Pas gati një jave nga tërmetet tragjike në Turqi dhe në Siri, vijon ende të rritet numri i viktimave.

CNN raporton se deri më tani janë raportuar të paktën 34,179 humbje jete.

Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM ka konfirmuar se në Turqi kanë humbur jetën deri më tani 29,605 persona.

Ndërkohë, në Siri janë regjistruar 4,574 viktima. Nga këto 3,160 humbje jete kanë qenë në zonat e kontrolluara nga rebelët dhe 1,414 në zonat e kontrolluara nga qeveria.

Por përveç fataliteteve, ndonëse ka kaluar rreth një javë, grupet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat persona të mbijetuar. Mes tyre ka pasur edhe foshnja dhe fëmijë të moshave 12 dhe 13 vjeç.

Sakaq, po vijojnë kërkimet në rrënoja për të shpëtuar persona që kanë mbetur të bllokuar./abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button