Sport

VIDEO/ Hysaj turpërohet nga 20-vjeçari danez, Hojlund “i lë targën” mbrojtësit shkodran dhe bëhet viral – Abc News

schedule13:08 – 12 Shkurt, 2023

Atalanta arriti të merrte tre pikë të arta ndaj Lazios në Olimpico, duke fituar me rezultatin 0-2. Kjo përballje kishte edhe një derbi shqiptarësh, me Berat Gjimshitin në radhët e Atalantës dhe Elseid Hysaj te Lazio. Mbrojtësi shkodran u aktivizua nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 58-të nga Sarri.

Një moment viral i ndodhur në minutën e 49-të të takimit, 20-vjeçari i Atalantës nga Danimarka, Rasmus Hojlund, ka kryer një sprint të jashtëzakonshëm përballë syve të Hysaj, me shkodranin që ka pasur përballë syve të tij vetëm “tymin” e nxjerrë nga këmbët e danezit.

Hojlund ka kryer një driblim të jashtëzakonshëm duke lëshuar topin para dhe duke kryer një sprint fantastik duke bërë që skena të dukej si montazh./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button