BotaRajoni

6-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 178 orësh – Abc News

Një javë pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 ballë, “mrekullitë” po ndodhin ende në rrënojat e ndërtesave në Turqi, me ekipet e shpëtimit që vazhdojnë të shpëtojnë të mbijetuarit.

Një 6-vjeçar u shpëtua 178 orë pas tërmetit në Antijam të Turqisë, sipas ministrit të Transportit. Pak më parë, një grua, Serap Domez, doli e gjallë nga rrënojat e një pallati që ishte shembur në Antakia (Antioki), 176 orë pas tërmetit.

Në të njëjtin qytet në provincën Hatay, një grua 70-vjeçare, Nurai Gurbouz, u shpëtua pas 178 orësh nën rrënoja. Herët në mëngjes, Anadolu Agency raportoi se një djalë 7-vjeçar, Mustafa, u shpëtua në provincën Hatay.

62-vjeçarja Nafize Yilmaz u nxor e gjallë nga rrënojat në qytetin Noordagi, në të njëjtën provincë. Gruaja 62-vjeçare dhe djali 7-vjeçar mbetën të bllokuar për 163 orë përpara se të shpëtoheshin të dielën.

Sibel Kaya, 40 vjeç, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në provincën Gaziantep, 170 orë pas tërmetit.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit në Kahramanmaras deklaruan se janë në kontakt me një të moshuar, vajzën e saj dhe foshnjën e kësaj të fundit të bllokuar në një dhomë të një pallati trekatësh.

Një person tjetër mund të jetë në dhomën tjetër.

Sipas të dhënave të fundit, të paktën 36,000 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri që nga tërmeti i së hënës së kaluar.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button