Kosova

Aliu në takim me kryetarët e komunave thekson nevojën e ndërtimit të stadiumit të ri në Ferizaj

Kryetarët e komunave u mblodhën sot në Prishtinë për të biseduar për infrastrukturën e futbollit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim ka theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të  stadiumit të ri “Ismat Shabani”.

“Sot, bashkë me kolegë, kryetarë të komunave të Kosovës, në takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të biseduar për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimin në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim, ku theksova domosdoshmërinë e ndërtimit të stadiumit të ri futbollistik “Ismet Shabani” në Ferizaj, ashtu siç është kërkesë e mijëra ferizajasve, në zonën e komplekseve sportive në pjesën urbane, vepër madhore që e meriton Ferizaj, sportistët, klubet sportive, tifozeria e sportdashësit ferizajas”, ka shkruar Aliu në Facebook.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button