Sport

Boston Celtics merr fitoren e radhës, Raptors triumfojnë mes spektaklit ndaj Detroit Pistons – Abc News

schedule12:05 – 13 Shkurt, 2023

Boston Celtics kanë marrë fitoren e katërt radhazi në NBA, pasi në “TD Garden” janë përballur me Memphis Grizzlies.

Celtics kanë triumfuar me 10 pikë diferencë (119:109), duke ruajtur vendin e parë në Konferencën Lindore.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë nga vendasit, ku plot tetë basketbollistë kanë shënuar pikë dyshifrore. Megjithatë më efikasi ishte Derrick White që shënoi 23 pikë e 10 asistime, derisa Hauser shtoi 20 të tjera.

Dyshja Al Horford dhe Jayson Tatum shtuan nga 16 pikë, ndërsa me pikë dyshifrore e mbyllen ndeshjen edhe Pitchard me 12 si dhe Muscala, Grant dhe Robert Williams me nga 10 të tjera.

Ndeshje spektakolare është zhvilluar edhe në “Scotiabank Arena” të Torontos në Kanada mes Raptors dhe Detroit Pistons.

Vendasit triumfuan me një pikë diferencë 119:118, në një ndeshje që ishte shumë e barabartë nga fillimi e deri në fundin e saj.

Fred VanVleet ishte më meritori për fitoren e Raptors me 35 pikë e tetë asistime, derisa Pascal Siakam shtoi 28 të tjera në fitoren e kanadezëve./ h.ll/abcnews.al





Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button