Kosova

Çollaku: Kryeministri Kurti i dorëzuar ndaj planit franko-gjerman (VIDEO)

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bekim Çollaku, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar plotësisht përballë planit franko- gjerman.

“Pas dy vitesh mungese totale të transparencës në këtë proces dhe pas një procesi të gjatë negociator, sot fatkeqësisht, me keqardhje të madhe mund të them që unë e pash Kryeministrin e Kosovës plotësisht të dorëzuar përballë këtij plani franko-gjerman, apo plani evropian, mund t’a quajmë si të dëshirojmë. Kjo është një fatkeqësi e madhe për Kosovën sepse kryeministri sot publikisht e pranoi para deputetëve se nuk hapsirë negocimi të këtij plani dhe plani ose duhet marrë, duhet pranuar, ose duhet refuzuar”, u shpreh ai.

Çollaku është shprehur se Kurti e ka pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese, përcjell Klankosova.tv.

“Mirëpo, nga ajo çfarë kemi dëgjuar nga diskursi i kryeministrit dhe nga ato deklarimet publike që ai ka bërë nga bisedat e tij telefonike me zyrtarë amerikan gjatë dy javëve të fundit, konkludimi është i qartë, kryeministri e ka pa pranuar këtë plan si të tillë pa mundësi negaociuese dhe pa mundësi për ta përmirësuar këtë plan, i cili nuk e përmbanë synimin tonë themelor që nga fillimi i këtij procesi të dialogut, që është njohja reciproke”, u shpreh tutje ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button