Sport

Dëmtim i rëndë për Bentancur, përfundon sezoni për urugaianin – Abc News

schedule10:19 – 13 Shkurt, 2023

Sezoni për Rodrigo Bentancur tashmë ka përfunduar. Sipas asaj që raportojnë mediat uruguaiane, rezultatet e testeve në gjurin e majtë të mesfushorit kanë nxjerrë në pah këputjen e ligamentit.

Lojtari i Tottenham, i cili do të mungojë në ndeshjet e Champions League kundër Milanit, u dëmtua në minutën e 65-të të ndeshjes kundër Leicester gjatë një përplasje me Mendy e cila bëri që gjuri i tij të përdridhej dhe 25-vjeçari u rrëzua në tokë duke bërtitur nga dhimbja.

Bentancur arritit të largohej nga fusha me këmbët e tij, por duke çaluar dukshëm, por nëse testet mjekësore nga Uruguai konfirmohen nga Tottenham, ai do të duhet të qëndrojë larg fushave për të paktën 6 muaj./ h.ll/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button