Kosova

E konfirmuar, satelitët SpaceX sollën spektakël mbi qiellin e Kosovës (VIDEO)

Qielli i Kosovës sonte dha spektakël të paparë.

Ai u “pushtua” nga shumë drita të shumta, duke krijuar një vijë të gjatë, transmeton klankosova.tv.

Nga kjo mbetën të mahnitur shumë qytetarë të cilët nuk hezituan t’i filmonin momentet e tilla.

Por, shumë nga ta mbetën të habitur se çka po ndodhte?!

Klankosova.tv ju sjell në vazhdim pamjet e filmuar nga lexuesit e saj.

Çka në të vërtetë është kjo?

“Treni” i satelitëve i takon kompanisë SpaceX Starlink, të Elon Musk.

Klankosova.tv e ka konfirmuar këtë nga Astronomy Club Kosova.

Në një prononcim nga ky klub thuhet se veprimet e tilla janë të zakonshme.

“Kanë kaluar në rajonin Gjeografik të Ballkanit por janë parë edhe prej Kosovës”, thuhet nga Astronomy Club Kosova në përgjigjien e tyre për klankosova.tv.

Bashkangjitur mund ta gjeni edhe hartën në kohë reale se kur ndodhin këto fenomene


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button