Sport

Gjenden nën rrënojat e një hoteli në Turqi trupat e 3 futbollistëve – Abc News

Të hënën, lajmet e fundit nga zonat e prekura përfshinin vdekjen e tre lojtarëve.

Siç raportoi gazetari Savash Porgham në Twitter, trupat e tre lojtarëve të ekipit kombëtar iranian të futbollit për persona me aftësi të kufizuara u gjetën nën rrënojat në qytetin Malatya, në lindje të Turqisë.

Mehdi Sajidavi, Mohammad Reza Mirahmedi dhe Hamid Matroudi u gjetën të vdekur në hotelin e shembur dhe trupat e tyre u dërguan në Iran për t’u varrosur atje, shkruan abcnews.al.

Tërmeti në Turqi, i cili ndodhi më 6 shkurt 2023, ishte me magnitudë 7.7 ballë dhe, sipas presidentit Erdogan, ishte tërmeti më i fortë në atë vend që nga viti 1939. Në të njëjtën ditë, të hënën e parë të shkurtit, një tjetër tërmet ka ndodhur në juglindje të Turqisë, me magnitudë 7.6 ballë.

Autoritetet lokale deri në këtë moment kanë gjetur trupat e 31.643 personave të vdekur, ndërsa në Sirinë e afërt, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë atje, si pasojë e kësaj fatkeqësie kanë humbur jetën të paktën 8.500 persona. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button