Lajme

Haradinaj: Kosova ta ngre Monumentin e Pavarësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pikërisht në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngrihej sipas tij, në sheshin qendror të Prishtinës.

Haradinaj, ka thënë se në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë, njofton Klankosova.tv.

“Në tokën e Kosovës, ka shumë lapidarë e shtatore, ka shumë varre e përmendore dhe vende që sot janë bërë të shenjta për luftën dhe lirinë dhe kjo është pjesë e historisë sonë të lavdishme që nuk shlyhet kurrë”, ka shkruar Haradinaj.

“Por në përpjekjet shekullore të shqiptarëve që të jenë të lirë e zot në tokën e tyre, ka një datë dhe ka një ditë që është më e madhja në historinë e Kosovës. Ajo është Dita e Pavarësisë!”

“Në këtë përvjetor të 15-të të Pavarësisë, propozoj që mënjëherë të nisin procedurat e ndërtimit të Monumentit të Pavarësisë, që do të ngritej në sheshin qendror të Kryeqytetit. Kjo ditë e madhe të shndërrohet në monumentale! Rroftë Kosova dhe populli i saj heroik!”.


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button