Lajme

Ky është momenti kur gjatë seancës në Shqipëri ndërpritet energjia elektrike (VIDEO)

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, nisi me disa incidente.

Pak pasi nisi fjalën e saj kryepalamentarja Lindita Nikolla, energjia elektrike në sallë u ndërpre, përcjell klankosova.tv.

Ndërkohë që jashtë saj mbahej, paralelisht një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa disa deputetë të PD-së po debatojnë me sigurimin, pasi nuk lejoheshin të futen në sallën e kuvendit.

Salla e kuvendit u zhyt në errësirë dhe deputetët ndezën menjëherë celularët për të ndriçuar vendet ku ishin ulur. Në pamje dëgjohen deputetët e opozitës kur flasin në drejtim të mazhorancës duke thënë: Kujdes eurot, mos jua vjedhin!


Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button