BotaRajoni

Në kërkim të të mbijetuarëve nga tërmeti, qeni hero jep “frymën e fundit” në krye të detyrës – Abc News

schedule10:38 – 13 Shkurt, 2023

Një nga qentë e ekipit të kërkim shpëtimit të Meksikës, i vendosur në Turqi për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit atje, ka ngordhur.

“Na vjen thellësisht keq për humbjen e shokut tonë të madh,” “Proteo””, shkroi të dielën në Twitter Ministria e Mbrojtjes Kombëtare meksikane. “Ju përmbushët misionin tuaj si anëtar i delegacionit meksikan në kërkimin dhe shpëtimin e vëllezërve tanë në Turqi.

Faleminderit për punën tuaj heroike,” tha ministria në deklaratën e postuar në Twitter.

Ministria nuk tha se si kishte ngordhur qeni.

Proteo ishte një nga 16 qentë e dërguar në Turqi nga Meksika javën e kaluar, për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

“Zemra e ekipit tonë të shpëtimit aktualisht ësht nisur për në Turqi”, shkroi të martën në Twitter ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard.

Meksika është e njohur për qentë e saj të trajnuar dhe të specializuar të kërkim-shpëtimit.

/abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button