Sport

Nuk dua të fshihem më – Abc News

schedule17:05 – 13 Shkurt, 2023

Futbollisti i Sparta Pragës Jakub Jankto ka bërë të ditur se është homoseksual.

Lojtari çek bëri të ditur se nuk dëshiron më të fshihet, ndërsa në një video-deklaratë ka thënë se jeton pa frikë, pa paragjykime, por me dashuri.

“Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam virtyte, por edhe të meta. Unë kam një familje. Unë kam shokë. Unë kam punën më të mirë, të cilën e bëj profesionalisht dhe me pasion, me shumë seriozitet. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua të jetoj lirshëm. Pa frikë, paragjykime dhe dhunë. Unë jam një homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha lojtari çek në një deklaratë video.

Jankto luajti për Udinese, Ascoli, Sampdoria dhe Getafe në karrierën e tij profesionale dhe klubi spanjoll e huazoi atë te Sparta.

Ai ka luajtur deri më tani 45 ndeshje me kombëtaren çeke. /G.D abcnews.al/





Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button