Sport

Pas skandalit seksual a ka vërtet Alves super kushte në burg dhe për çfarë i shpenzon paratë? – Abc News

Përshtati në shqip Gerli Doko

Tashmë për të katërtën javë Dani Alves ndodhet në burg me akuzën e përdhunimit dhe çdo ditë e më shumë rasti i tij rëndohet. Në fund të janarit, bashkëshortja e mbrojtësit brazilian bëri kërkesë për divorc dhe disa ditë më parë nga ekspertiza mjeko-ligjore u gjetën gjurmë të ADN-së së lojtarit në trupin e një vajze të përdhunuar. Alves përballet me burgim nga 4 deri në 12 vjet.

Ndërkohë që hetimet për këtë çështje po vazhdojnë, po ju tregojmë se ku dhe në çfarë kushtesh ndodhet ai.

Tani mbrojtësi ndodhet në burgun Brians 2, i vendosur në qytetin e Sant Esteve Sesrovires pranë Barcelonës. Duke gjykuar nga fotoja nga faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë të Katalonjës, Alves ka qenë me fat me burgun. Ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme jo vetëm për një qëndrim të rehatshëm (bibliotekë, sallë kompjuteri, qeli të pastra dhe banja të veçanta), por edhe për ruajtjen e fitnesit fizik, dhe disa palestra. Po, dhe burgu duket si hotel, shkraun abcnews.al.

Dani u fut në një qeli të veçantë me dhomën e tij, siç pretenduan autoritetet e burgut, për hir të sigurisë së tij.

Megjithatë, disa ditë më vonë, atij iu shtua një shok qelie i akuzuar për të njëjtin nen, në mënyrë që Alves ta kishte më të lehtë të përshtatej.

Për një rastësi mahnitëse, fqinji i futbollistit rezultoi të ishte i njohuri i tij, braziliani Coutinho. Ky njeri ka punuar si truprojë për ish-sulmuesin e Barcelonës Ronaldinho në disa klube nate në kryeqytetin katalanas.

Gazeta El Periodico raporton se Alves nuk ka privilegje në burg. Ai jeton në të njëjtat kushte si pjesa tjetër e të burgosurve dhe sipas të njëjtit orar, ngrihet në orën 8:00 dhe shkon në shtrat në orën 22:00.

Burgu i Dani Alves

Mirëpo këtë lajm e përgënjeshtron gazeta Marca. Gazetarët arritën të pyesin një prej vizitorëve të burgut për kushtet në të cilat mbahej Alves. Dhe kjo është ajo që ai tha:

“A merr Alves privilegje? Nuk di si të flas për këtë. Nga sa kam dëgjuar, po. Kjo është një çështje e rëndësishme, ky është një futbollist i famshëm”.

Fatkeqësisht, vizitori nuk ka specifikuar se çfarë privilegje ka lojtari.

Çfarë bën Alves në burg dhe çfarë thotë?

Natën e parë në burg, Dani e kishte të vështirë, ishte në depresion, mezi hante dhe nuk fliste.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës, lojtari u përshtat. Ai pranoi pozicionin e tij aktual dhe më pas bëri një deklaratë publike optimiste:

“Unë do të pranoj çdo rezultat. U largova nga shtëpia kur isha 15 vjeç. Kam kapërcyer situata shumë të vështira në jetën time. Do të jetë një tjetër që gjithashtu do të kalojë. Asgjë nuk më tremb”, tha Alves për La Vanguardia.

Si përfundim, Alves nuk rri duarkryq. Më 26 janar luajti ndeshjen e parë të futbollit me të burgosurit e tjerë. Thonë se ajo lojë bëri bujë të madhe në burg.

Sipas Ya es mediodia, Dani tashmë ka arritur t’i shpenzojë paratë në paraburgim. Duke përdorur kartën e burgut, ai ka blerë sende thelbësore me vlerë 100 euro. Mes tyre ishin katër kanaçe ton, katër kos, një shishe me shampo, deodorant dhe disa pije energjike.

Duke gjykuar nga gama e ushqimeve të fortifikuara me proteina, Alves planifikon të qëndrojë në formë në burg. Megjithatë, ende nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të kthehet në futboll në të ardhmen e afërt. /G.D abcnews.al/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button