Shqiperia

Plagosja mes nxënësve në Laç, pyeten familjarë dhe mësues të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” – Abc News

schedule14:23 – 13 Shkurt, 2023

LAÇ– Policia e Kurbinit vijon kërkimet për të lokalizuar 17-vjeçarin, i cili plagosi sot me pistoletë një 15-vjeçar jashtë rrethimit të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”.

Aktualisht, korrespondenti i ABC News, Ahmet Zani thotë se janë marrë në pyetje familjarët, mësuesit dhe një grup nxënësish, me qëllim, që dëshmitë e tyre do mund të hidhnin dritë mbi shkaqet e përplasjes me armë mes dy adoleshentëve.

“Familjet janë në polici dhe po pyeten për të zbardhur ndonjë detaj për këtë ngjarje, ndërsa drejtuesit e policisë ndodhen pas krahëve të mi dhe janë futur në shkollë dhe kanë marrë në pyetje mësuesit, dhe nxënësit në lidhje me ngjarjen”, raportoi ai.

Aktualisht janë ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhen kërkime për arrestimin e të miturit. Gjimnazi i qytetit të Laçit është një zonë shumë e frekuentuar nga banorët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë të plagosur në momentin kur i mituri ka shtënë me armë zjarri. Burime konfirmojnë se 15-vjeçari i plagosur në këmbë ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button