BotaRajoni

SHBA, shqetësime për shëndetin mendor tek nxënësit e shkollave të mesme – Abc News

Gati tre në pesë vajza të shkollës së mesme thanë se ndiheshin të trishtuara ose të pashpresa në vitin 2021, çka trego një rritje prej 60% gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave nga qeveria amerikane.Të dhënat tregojnë se vajzat ndihen më keq krahasuar me djemtë e së njëjtës moshë në pothuajse të gjitha aspektet e shëndetit mendor.

Të dhënat tregojnë një rritje “dramatike” të dhunës, shëndetit të dobët mendor dhe rrezikut të vetëvrasjes tek adoleshentët, veçanërisht tek vajzat, sipas njoftimit të hënën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

“Nivelet e shëndetit të dobët mendor si dhe ndjenjat dhe sjelljet për vetvrase të regjistruara mes vajzave adoleshente, tani janë më të larta se ndonjëherë më parë”, tha për gazetarët Kathleen Ethier me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.

Studimi në fjalë nuk shqyrtoi shkakun e rritjes, por CDC thekson se u shënua një rritje prej 20% të raporteve për dhunë seksuale ndaj vajzave të shkollës së mesme që nga viti 2017, kur agjencia filloi vëzhgimin e këtyre problemeve.

“CDC dhe shumë hulumtues e kanë shqyrtuar këtë çështje dhe e dimë se dhuna seksuale lidhet me çështje të shëndetit mendor, përdorimin e substancave dhe pasojat afatgjata shëndetësore”, tha Debra Hours me CDC.

Rreth 57% e vajzave të shkollës së mesme raportuan se ndiheshin vazhdimisht të trishtuara ose të dëshpëruara, nga 36% në vitin 2011, sipas të dhënave nga CDC. Ndërsa tek djemtë, kjo shirër u rrit 29% nga 21% në vitin 2011.

Por gjithashtu u vunë re përmirësime në disa fusha, si sjelljet e rrezikshme seksuale, abuzimi me substanca dhe bullizmi. Por shëndeti mendor dhe ndjenjat për vetëvrasje, si dhe dhuna u përkeqësuan, vëren raporti.

Në përgjithësi, 42% e nxënësve të shkollave të mesme u ndjenë shumë të trishtuar ose të pashpresë pothuajse çdo ditë, për të paktën dy javë rresht, saqë ndaluan aktivitetet e tyre të zakonshme.

Studimi gjeti se 22% e adoleshentëve kishin menduar të tentonin vetëvrasjen vitin e kaluar, ku studentet femra përbënin më shumë se dyfishin e studentëve meshkuj./VOA




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button