BotaRajoni

Tërmeti, ndërtimet e kryera nga qeveria turke nuk pësuan asnjë dëmtim – Abc News

Më shumë 133 mijë apartamente të ndërtuara nga Drejtoria qeveritare turke për ndërtimin e banesave publike (TOKI) në 10 provincat e goditura nga tërmeti katastrofal, i mbijetuan tërmetit pa asnjë dëm

Sipas informacioneve, TOKI, i cili vepron nën Ministrinë e Urbanizmit, Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike, tashmë 20 vite realizon projektet për banesa sociale për qytetarët me të ardhura të ulta. Këto janë apartamente mjaftë cilësore, ndërkaq që nga viti 2002 TOKI ka ndërtuar 1.18 milion objekte të tilla.

Sa i përket 10 qyteteve të goditura nga tëmeti shkatërrues, TOKI deri më sot ka ndërtuar 5.545 objekte në Kahramanmaraş, 8.018 në Hatay, 3.323 në Osmaniye, 20.605 në Maltaya, 17.261 në Sanliurfa, 20.912 në Diyarbakir, 27.947 shtëpi në Gaziantep, 7.065 në Adiyaman, 21.154 në Adana dhe 1.929 në Kilis, gjithsej 133.759 apartamente.

Tek objektet në fjalë gjatë dy tërmeteve me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş, nuk janë evidentuar kurrfarë dëmtimesh.

Në objektet e ndërtuara nga TOKI së pari lëshohet raporti i studimit të terrenit. Në përputhje me të dhënat e raportit, përpilohen projekte studimi në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi, posaçërisht me Rregulloren për tërmete. Ndërtimi kryhet në përputhje me teknikën e ndërtimit që nxjerr projekti, raporton Anadolu.

TOKI në objektet e saj minimizon lëkundjet dhe më këtë edhe dëmet që shkaktohen në ndërtesë, me metodën që përdorë në ndërtesa, duke vendosur “themele lundruese”, “sistem mbështetës të kallëpeve të tunelit” dhe “beton me rezistencë të lartë”.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button