Shqiperia

Tërmeti në Turqi e Siri/ Shqipëria solidarizohet nga veriu në jug. Ndizen qirinj, homazh për viktimat (video) – Abc News

Shqipëria ishte sot në ditë zie kombëtare, ku në shumë qytete janë ndezur qirinj si homazh për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Numri i viktimave numërohet në rreth 37 mijë në të dy vendet, ndërsa bilanci pritet të rritet në ditët në vijim.

KUKES

Bashkia Kukës, në ditën e zisë kombëtare, organizoi ndezjen e qirinjve në sheshin qendror të qytetit. Prefekti i Qarkut Ali Hallaci, Kryetari i Bashkisë Safet Gjici dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Abdulla Domi së bashku me qytetarët ndezën  nga një qiri në shenjë dhimbjeje njerëzore dhe lutje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Qirinjë u ndezen edhe ne intitucionet shteterore dhe arsimore. Ndërkohë me qindra pako janë mbledhur nga qytetarët kukësianë, në ndihmë të popullit turk e sirian, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Ndihma e qytetarëve kukësianë, konsiston në ato më emergjente.

DURRES

Gjithashtu në qytetin e Durrësit u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të tërmetit që preku disa ditë më parë Turqinë dhe Sirinë. Homazhet u mbajtën para bashkisë së qytetit.

LEZHE

Qytetarët e Lezhës kanë zhvilluar homazhe në përkujtim të viktimave të tërmetit të 6 shkurtit që preku Turqinë dhe Sirinë. Këtyre homazheve ju bashkua edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i cili tha se ky është senisibiliteti që kanë qytetarët e Lezhës ndaj popujve që preken nga fatkeqësi kaq tragjike.

SARANDE

Homazhe u mbajtën edhe në Sarande u para bashkisë së qytetit. Qytetarë të ndryshëm të Shkodrës kanë ndezur qirinjë para prefekture si homazhe për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

SHKODER

Po ashtu në Shkodër, qytetarë të ndryshëm   kane ndezur qirin para prefekturës si homazh për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

FIER

Po ashtu në heshtje, qytetarët kanë marshuar edhe në Fier, ndërsa kanë ndezur qirinj te mbajtur në duar flamujt, e dy vendeve në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit.




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button