BotaRajoni

Tërmeti/ OKB miraton 25 milionë dollarë ndihmë për Sirinë – Abc News

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të akordojnë 25 milionë dollarë shtesë në Siri, për njerëzit në zonat e goditura të tërmetit shkatërrimtar.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths ka deklaruar se kushtet humanitare në vend ishin në gjendjen më të keqe që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, me mungesë të burimeve, një shpërthim kolere dhe kushte të ashpra dimërore.

SHBA njoftoi për një paketë fillestare prej 85 milionë dollarësh për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë të rimëkëmben nga tërmeti shkatërrimtar, duke parashikuar edhe heqjen e përkohshme të disa sanksioneve kundër Damaskut.

Parashikohet edhe sigurimi i ujit të pijshëm dhe i kanalizimeve, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

Në Siri mbërriti karvani i parë i ndihmave për zonat rebele, përmes korridorit humanitar Bab al-Haëa, aktualisht i vetmi: gjashtë kamionë me batanije, dyshekë, tenda, materiale ndihmëse dhe llamba diellore.

Turqia deklaron se do të hapë dy pika të tjera kufitare, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është treguar i gatshëm të dërgojë ndihma ndërkombëtare edhe përmes kalimeve të tjera, siç po bëjnë aktualisht Rusia, Irani dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm dy ditë më parë qeveria siriane vendosi të lejojë që ndihma për tërmetet të arrijë në të gjitha pjesët e vendit, duke përfshirë zonat e mbajtura nga grupet kryengritëse në veriperëndim.

/abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button