BotaRajoni

Turqia dhe Siria të “shkatërruara” nga tërmeti, ndërkombëtarët dërgojnë ndihma – Abc News

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet  ne turqi dhe siri në kushte të vështira, teksa termonetri shënon në shumë zona minus 6 gradë celsius. Mijëra njërëz janë gjetur të vdekur ndërsa miliona kanë mbetur në qiell të hapur.

Vullnetarët janë mobilizuar për të ndihmuar miliona të mbijetuar, duke përfshirë një grup kuzhinierësh dhe pronarë restorantesh që kanë shpërndarë ushqime të ngrohta për personat që janë zhvendosur në çadra. Disa kanë ofruar tenda dhe batanije.Për të ndihmuar njerëzt në nevojë dhjetëra vende dhe organizata janëq angazhuar për të dërguar ndihma, por kryesiht në Turqi.

 Më i fundit ishte Taxhikistani  cili  dërgoi një grup prej 50 shpëtimtarësh dhe mjekësh, si dhe 2.5 tonë pajisje speciale, në Turqi për të ndihmuar vendin në përballjen me pasojat e tërmetit të 6 shkurtit.

Situata në siri ka qenë më e vështirë, për shkak të situatës gjeopolitike të vendit.

Kombet e Bashkuara janë zouar se do të ofrojnë një sumë prej 25 milionë dollarësh për njerëzit në zonat e goditura nga tërmeti në Siri. 

Kjo është shtesë e një shume prej 25 milionë dollarësh të shpallur në fillim të kësaj jave për operacionet emergjente si në Turqi ashtu edhe në Siri.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths ka deklaruar se kushtet humanitare në vend ishin në gjendjen më të keqe që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, me mungesë të burimeve, një shpërthim kolere dhe kushte të ashpra dimërore.

SHBA njoftoi për një paketë fillestare prej 85 milionë dollarësh për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë të rimëkëmben nga tërmeti shkatërrimtar, duke parashikuar edhe heqjen e përkohshme të disa sanksioneve kundër Damaskut.Parashikohet edhe sigurimi i ujit të pijshëm dhe i kanalizimeve, për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Në Siri mbërriti karvani i parë i ndihmave për zonat rebele, përmes korridorit humanitar Bab al-Haëa, aktualisht i vetmi: gjashtë kamionë me batanije, dyshekë, tenda, materiale ndihmëse dhe llamba diellore

Turqia deklaron se do të hapë dy pika të tjera kufitare, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është treguar i gatshëm të dërgojë ndihma ndërkombëtare edhe përmes kalimeve të tjera, siç po bëjnë aktualisht Rusia, Irani dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Vetëm dy ditë më parë Qeveria siriane vendosi të lejojë që ndihma për tërmetet të arrijë në të gjitha pjesët e vendit, duke përfshirë zonat e mbajtura nga grupet kryengritëse në veriperëndim./abcnews.al

 

 




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button