Show-Biz

Vedati-Xhulit: Po të vishem unë si grua të kompleksoj

Aktori i njohur i humorit, Vedat Bajrami prej javësh është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova dhe tashmë ka krijuar dinamika të shumta brenda shtëpisë së famshme.

Krahas debateve me banorët, Vedati shpesh krijon situata humori në shtëpi dhe njëjtë ka vepruar edhe së fundmi teksa po fliste me Xhulin.

Në një moment Xhuli ka tentuar të imitonte Vedatin përpara Brunos dhe Mbresës, por që ndërhyri Vedati duke i thënë se ajo këtë po e bënte vetëm që të tregonte linjat e trupit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Çfarë Xhuli është, po e imitoj Vedatin shkoj te kamera për të thënë shikon çfarë trupi kam. Po të tregoj drejt me bë me u vesh unë do të kompleksoj, unë e kam profesion më duhet ndonjëherë të luaj femrën, nuk ka asgjë më të vështirë”, tha Vedati.

Kujtojmë që Bajrami kohëve të fundit ishte bërë pjesë e një debate me reperi nga Shqipëria, Stresin.

Vedati i reagoi reperit duke e thënë që të mos përdorte historinë e ish-bashkëshortes së tij Kejsi për t’u viktimizuar. /Telegrafi/




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button