Sport

VIDEO/ Inter “fle” kundër Sampdorias, “zikaltrit” marrin vetëm 1 pikë në transfertë – Abc News

schedule22:44 – 13 Shkurt, 2023

Nuk ka shkuar më shumë se një barazim i bardhë 0 me 0, përballja mes vendasve të Sampdoria dhe “zikaltërve” të Inter, në stadiumin “Luigi Ferraris”, në Xhenoa, me vendasit që “rrëmbyen” 1 pikë tepër të vyer, në garën për mbijetës.

Përballja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat, me Interin që pati më tepër raste se vendasit, por nuk Dimarco dhe Darmian, nuk mundën të tregonin dot aftësitë e tyre për të shënuar përballë portierit Emil Audero.

Me këtë barazim, Inter qëndron në vendin e 2-të, me 44 pikë, 15 më pak se Napoli i vendit të parë, ndërkaq Sampdoria ka shkuar në kuotën e 10 pikëve. /i.m /abcnews.al




Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button